FAQs

Pyetje të shpeshta

Ku i bëni llambat?

Ne i bëjmë llambat në Prishtinë, në zyren tonë modeste.

Mund të bëni llamba me kafshë shtëpiake?

Ne mund të dizajnojmë çdo kafshë. Deri tani kemi bërë llamba me qenë, mace, zogj, kuaj dhe shumë të tjera! Dizajnerët tanë janë tepër të talentuar dhe mund të krijojnë një dizajn nga çdo foto.

A mund të jenë më shumë se 5 persona në foto?

Ne rekomandojmë maksimumi 5 persona. Nëse ka më shumë se 5 persona, duhet të shohim nëse do të përshtatet dhe nëse dizajni mund të përmbajë mjaftueshëm detaje.

A mund të përfshihet prapavija?

Në momentin e dërgimit të fotos mund të tregoni nëse dëshironi që prapavija të përfshihet në dizajn. Kështu që ju mund të zgjidhni një dizajn me ose pa prapavijë!

Si i bëni dizajnet?

Dizajnerët tanë krijojnë dizajnin në mënyrë digjitale me dorë. Fotografia përdoret si referencë.

A mund të shoh një pamje paraprake përpara se të dërgohet llamba?

Absolutisht! Ne do të dërgojmë një shembull të dizajnit. Më pas mund ta miratoni këtë nëse jeni të kënaqur. Nëse nuk jeni të kënaqur, mund të kërkoni sa më shumë rishikime derisa të mendoni se është perfekt.

Mund të shtoni gjëra në dizajn që nuk janë në foto?

Sigurisht që është e mundur. Mund të shtojmë gjëra ose të heqim elemente. Ne gjithashtu mund të bashkojmë foto të shumta në një dizajn. Në këtë rast, shtoni një shënim në porosinë tuaj dhe përshkruani idenë tuaj sa më shumë të jetë e mundur.

A mund ta kthej ose ndërroj një llambë?

Fatkeqësisht nuk është e mundur kthimi apo ndërrimi i llambave sepse të gjitha llambat janë të personalizuara.