Si funksionon?

1.

Zgjedhja është e juaja

Rruga drejt llambës tuaj personale fillon me një kujtim të dashur. Zgjedhni një foto që e keni më përzemër. Mund të jetë çdo gjë - një moment i veçantë, kafsha juaj e ëmbël apo edhe makina juaj e ëndrrave. Ne jemi këtu për t'i bërë kujtimet tuaja të preferuara të shkëlqejnë!

2.

Procesi i dizajnit

Këtu fillon gjithçka! Dizajnerët tanë jashtëzakonisht të talentuar do të punojnë me foton tuaj dhe do ta transformojnë atë në një kryevepër unike që sjell në jetë në mënyrë të përsosur kujtimin tuaj të zgjedhur.

3.

Perfeksionimi

Para se të shkojmë më tutje, ne kemi nevojë për mendimin tuaj. Ne do t'ju dërgojmë dizajnin për rishikim. Mos ngurroni të sugjeroni ndryshime ose rregullime. Është plotësisht falas dhe mund të kërkoni sa më shumë rishikime që dëshironi. Ne besojmë se magjia e një Lampic qëndron në përsosmërinë e saj dhe ne e arrijmë atë vetëm kur jeni plotësisht të kënaqur me dizajnin!

4.

Punimi i llambës

Sapo të jepni aprovimin, ne do të fillojmë të punojmë në Lampic-un tuaj. Çdo llambë punohet me kujdes maksimal, me veprën tuaj personale të artit si fokus kryesor. Nuk është thjesht një llambë - është një kujtesë e ndritshme e historisë suaj personale.

5.

Rrugës tek ju

Ne e paketojmë Lampic-un tuaj në mënyrë të sigurt dhe me kujdes, dhe më pas është koha për transport! Ne e dimë se sa domethënie ka për ju llamba juaj, ndaj sigurohemi që t'ju vijë në gjendje të përsosur.

6.

Pritjes i erdhi fundi

Momenti më i bukur për fund - marrja e Lampic-ut tuaj! Sapo e hapni paketën, do të shihni më shumë sesa thjesht një llambë. Do të gjeni një pjesë magjie që ndriçon dhomën tuaj me historitë dhe kujtimet tuaja personale. Ndezja e llambës tuaj përjetohet si ndezja e një pjese të së kaluarës suaj. Shijoje!

Mbani mend, Llampicu juaj nuk është thjesht një llambë - është një copë nga jeta juaj, e ndezur me shkëlqim!